Alexander Isak është lojtar i ri i Liverpoolit. Kampionët anglezë e njoftuan këtë në një deklaratë zyrtare. 25-vjeçari, numri 9 i ri i Reds, ka nënshkruar një kontratë afatgjatë.
Ja fjalët e para të sulmuesit si lojtar i ‘Reds’: “Ka qenë një udhëtim i gjatë për të arritur deri këtu. Por jam i emocionuar që jam pjesë e kësaj skuadre, këtij klubi dhe gjithçkaje që ai përfaqëson. Është diçka për të cilën jam krenar dhe mezi pres të filloj”.
“Mendoj se kam shumë për të dhënë, mendoj se kam shumë për të përmirësuar. Jam sulmues, por gjithmonë dua t’i jap gjithçka ekipit, veçanërisht golat, por dhe shumë më tepër. Dua të fitoj gjithçka”.
Isak largohet nga Newcastle pas tre sezonesh, gjatë të cilave shënoi 62 gola në 109 ndeshje. Liverpooli e bleu atë për 125 milionë £, një shifër rekord për futbollin britanik.