Monday, 4. May 2026
Sport

City konfirmon shitjen e Edersonit te Fenerbahçe

GS 02/09/2025 1 Min. Lesezeit

Portieri i Brazilit, Ederson më nuk është pjesë e skuadrës së Manchester Cityt.

City ka bërë të ditur të martën se Ederson është larguar pas tetë vjetësh në “Etihad Stadium” për në Turqi, te skuadra e Fenerbahçes.

City ka konfirmuar shitjen e Edersonit te Fenerbahçe por nuk ka dhënë detajet e marrëveshjes mes palëve.

Thuhet se Fenerbahçe ka paguar rreth 15 milionë euro për Edersonin, të cilin City e ka zëvendësuar me italianin Gianluigi Donnarumma.

Skuadra angleze ka falënderuar 31-vjeçarin për angazhimin dhe ka kujtuar sukseset e tij me fanellën e Cityt, me të cilën ka fituar hiq më pak se 18 trofe.

Ederson iu bashkua Cityt në sezonin 2017/18 dhe në total ka regjistruar 372 paraqitje për ekipin anglez në të gjitha garat.

Teilen: