Monday, 4. May 2026
Sport

Abissnet Superiore në RTSH/ Teuta-Dinamo luhet të premten pa Alijin

GS 02/09/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja Teuta–Dinamo do të luhet më 5 shtator. Edhe pse klubi dinamovit kërkoi që kjo ndeshje të shtyhej përsëri për shkak se Naser Aliji është i angazhuar me Kombëtaren, skuadra durrsake ka bërë të ditur sot nëpërmjet një njoftimi se nuk është më e gatshme që të tolerojë në këtë drejtim.

Për këtë motiv të premtën në orën 17:00 ekipet do të zbresin në “Niko Dovana” për të zhvilluar ndeshjen e cila ishte në program për tu luajtur dy javë më parë.

Teilen: