• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FBK hedh shortin më 12 shtator

02/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur se më 12 shtator, do të zhvillohet ceremonia e hedhjes së shortit për edicionin e ri të garave në basketbollin kosovar.

Ky hap shënon nisjen zyrtare të përgatitjeve për sezonin e ri, i cili pritet të sjellë edhe një herë emocione dhe rivalitet të lartë në parket.

Sipas njoftimit zyrtar nga FBK, ceremonia do të zhvillohet në ambientet e federatës në Prishtinë, ku fillimisht, nga ora 11:00, do të tërhiqet shorti për Superligën e Femrave.

Më pas, në orën 12:00, do të vijojë shorti për Superligën, liga më e lartë e basketbollit të meshkujve në Kosovë.

Me hedhjen e shortit do të përcaktohen çiftet e para të kampionatit të ri, ndërsa klubet do të marrin informacionin zyrtar mbi kalendarin fillestar të ndeshjeve, përfshirë datat dhe përballjet që do të hapin sezonin.

Sezoni i ri 2025/26 pritet të jetë një nga më të fortët dhe më të balancuarit në vitet e fundit, me shumë skuadra që janë përforcuar ndjeshëm gjatë merkatos verore.

Pothuajse të gjitha skuadrat veç se i kanë filluar stërvitjet, dhe po presin startin e këtij edicioni.

Next Post

Bismark bind Vllazninë, sulmuesi transferohet definitivisht në Shkodër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.