Monday, 4. May 2026
Sport

Superkupa e Kosovës në hendboll, do të zhvillohet në Ferizaj

GS 03/09/2025 1 Min. Lesezeit

Gara për Superkupën e Kosovës në hendboll do të zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, i Superkupës zhvillohet më 13 shtator. Organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme e bën KH Kastrioti.
Kontrata për organizimin e Superkupës është nënshkruar nga presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci dhe kryetari i KH Kastrioti, Fisnik Jashari.
Nga ora 17:30 luhet ndeshja e hendbollisteve mes Istogut e Ferizajt. Ndërkohë hendbollistët e Rahovecit dhe Kastriotit takohen nga ora 20:00.
Priten ndeshje interesante, numër i madh shikuesish dhe atmosferë e bukur sportive.

 

Teilen: