Sunday, 3. May 2026
Sport

Yakini pret që gjysma e stadiumit të jetë me tifozë të Kosovës

GS 04/09/2025 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kosovën të premten ka folur për rivalitetin që sjell kjo ndeshje dhe mundësinë e një ndeshjeje vëllazërore.

“Në miqësore kishte zëra për ndeshje vëllazërore. Kjo nuk është çështje më,”, ka thënë Yakin.

Yakini pret që gjysma e stadiumit të jetë me tifozë të Kosovës, megjithëse Zvicra e luan në shtëpi ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2026.

Ai ka pranuar se grupi kualifikues është i vështirë.

Teilen: