Sunday, 3. May 2026
Sport

Shqipëria mposht minimalisht Gjibraltarin

GS 04/09/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, e ka fituar miqësoren ndaj Gjibralarit.

Ndeshja e luajtur të enjten në Gjibraltar, përfundoi me fitoren minimale 1:0 të Shqipërisë.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë miqësore, Shqipëria e shënoi nga penalltia në pjesën e dytë.

Ishte Jasir Asani, ai që realizoi nga pika e bardhë në minutën e 69-të pasi njëri prej lojtarëve të Gjibraltarit luajti me dorë brenda zonës.

Për Shqipërinë, kjo ishte një ndeshje përgatitore para duelit me Letoninë, që e luan të martën e ardhshme në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Teilen: