Sunday, 3. May 2026
Sport

Zyrtare: Besiktas e huazon Ernes Muçin tek Trabzonspori

GS 06/09/2025 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares me tipare ofensive Ernest Muçi ka kaluar me formulën e huazimi te Trabzonspor.

Ai ka lënë Besiktasin, pasi nuk gjeti hapësirat te gjigantët e Stambollit, ndërsa ka firmosur me formulën e huazimit deri në verën e vitit 2026.

Pritet që Muçi të ketë rol të rëndësishëm në ekipin e ri. Aktualisht, Muçi është i dëmtuar dhe nuk ka një datë të saktë rikthimi.

Me Shqipërinë, 24-vjeçari numëron 16 ndeshje, e përkthyer me 3 gola. Kartoni i tij sipas “Transfermarkt” vlerësohet 10 milionë euro.

Teilen: