Sunday, 3. May 2026
Sport

Alan Herndon, qendra e re e Pejës

GS 06/09/2025 1 Min. Lesezeit

KB Peja ka arritur marrëveshje për transferimin e amerikanit Alan Herndon (C, 206cm) për edicionin 2025/26.

Herndon ka zhvilluar karrierë në Amerikë, Japoni dhe liga të ndryshme me emër në Europe, si Turqia, Greqia, Holanda, Polonia, Finlanda dhe së fundmi në Hungari.

Sezonin e fundit, Alan luajti me mesatare prej 12.7 pikë, 7.7 kërcime dhe 1.1 asistime për ndeshje me saktësi 68% nga loja e hapur.

Alan Herndon ka qenë më parë nën urdhrat e trajnerit Greg Gibson në Finlandë te BC Nokia, e së shpejti do të bashkohet me skuadren në përgatitjet për sezonin e ri.

Teilen: