• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FFK konfirmon mungesën e Rrahmanit ndaj Suedisë

07/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi Amir Rrahmani nuk do të jetë në dispozicion të selektorit të Kosovës, Franco Foda për ndeshjen ndaj Kombëtares së Suedisë.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka konfirmuar mungesën e Rrahmanit, i cili nuk do të paraqitet kundër Suedisë për shkak të lëndimit që e pësoi në duelin kundër Zvicrës.

Dueli ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, zhvillohet të hënën prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

“Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, e cila zhvillohet, të hënën, në stadiumin ’Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.Përkundër dëshirës së madhe për të qenë në fushë, pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore është konstatuar se Rrahmani e ka të pamundur të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e së premtes kundër Zvicrës në Bazel”, shkruan FFK.

Më tej, në njoftim thuhet se Rrahmani është liruar nga grumbullimi për t’u kthyer te Napoli për të vazhduar rikuperimin më synimin që sa më shpejtë të rikthehet në fushë.

FFK nuk ka bërë të ditur se sa gjatë do të qëndrojë kapiteni Rrahmani jashtë fushe por shpreson që të jetë gati për duelet e radhës që Kosova i luan në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026 muajin tjetër.

“Si rrjedhojë, kapiteni është liruar nga grumbullimi me ekipin kombëtar për t’u kthyer në klubin e tij, ku do të vazhdojë trajtimin mjekësor me qëllim që të rikuperohet sa më shpejt dhe të rikthehet në fushë, për të qenë gati më pas edhe për ndeshjet e muajit tetor me fanellën dardane kundër Sllovenisë dhe Suedisë”, ka mbyllur FFK njoftimin.

Në fakt, Rrahmani u ankua në një lëndim në ndeshjen ndaj Zvicrës, të luajtur të premten në Basel, ku Kosova pësoi humbje të thellë 4:0 në nisje të ciklit eliminator.

 

Ai u zëvendësua në pjesën e dytë, ndërsa sikurse futbollistët tjerë, as Rrahmani nuk pati paraqitje të mirë ndaj Zvicrës.

Next Post

Pas fitores ndaj Kosovës, Xhaka shkon në përkrahje të ekipit shqiptar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.