Rivalët më prestigjoz të Shqipërisë në Grupin K, ku luhet për një vend në Kupën e Botës 2026, nuk po kalojnë një periudhë të qetë edhe pse në fushë kanë marrë vetëm fitore. Anglia është futur në një situatë të sikletshme me emërimin e trajnerit gjerman në pankinën e përfaqësueses së saj të futbollit.
Southgate edhe pse humbi dy finale Europiani nuk u kritikua kurrë nga shtypi britanik, i cili tani evidenton mungesën e lojës në ekipin që drejton Thomas Tuchel.
Anglia në drejtimin e trajnerit gjerman ka marrë katër fitore në po kaq takime në Grupin K ndërsa mediet e kanë kritikuar për mënyrën si luan ekipi i tij.
“Pas pesë ndeshjesh nën drejtimin e Tuchel është e vështirë që të evidentohet një aspekt pozitiv në kombëtaren e Anglisë, e cila nuk ka impulse krijimtarie dhe luan pa entuziazëm”, ishte analiza e bërë nga “The Sun”, një ditë pas fitores 2-0 të arritur nga “Tre Luanët” në Birmingam përballë Andorrës.
Për “Daily Mail” situata është edhe më e rëndë pasi shkruan: “E mërzitshme, Angli e mërzitshme”.