Më në fund largoi mallkimin e këtij viti.
Arina Sabalenka fitoi Grand Slemin e parë në 2025, pasi iu afrua dhe dështoi në turnetë e tjerë të mëdhenj në Melburn, Paris e Londër.
Tenistja bjelloruse mundi në finalen e US Openit vajzën e shtëpisë, amerikanen Amanda Anisimova, dhe në të vërtetë e meritoi.
Ajo ia doli 2-0 me sete, me rezultatin 6-3 e 7-6, duke mbrojtur titullin e fituar vjet.
Seti I dytë ishte më I fortë, por vajza nga Minsku përballoi presionin nervor dhe ia doli.
Më herët, humbi finalen në Australian Open në janar, finalen në “Rolan Garos” ndaj rivales së saj të madhe Iga Shviontek, si dhe u mund pikërisht nga Anisimova në gjysmëfinalen e Uimbëlldonit.
E vërteta është se Anisimova ka qenë mallkimi I vërtetë për Sabalenkën, pasi ende kryeson në duelet direkte me shifrat 6-3.
Për Anisimovën hidhërimi ishte I madh.
Amerikania humbi finalen e dytë Grand Slem radhazi, pas disfatës në Uimbëlldon, por gjithsesi ishte diçka krejt e pranueshme, dhe që nuk krahasohet me turpërimin përballë polakes Shviontek që në Londër fitoi 6-0 e 6.-0
Gjithsesi, këtë herë gjithçka ishte për numrin 1 të botës, që ka tani katër tituj Grand Slem në karrierë.
Në moshën 27-vjeçare besohet se po I afrohet kulmit të formës në karrierë, duke pasur edhe pjekurinë e përvojën, përveç talentit dhe forcës fizike të padiskutueshme.