Nuk ka qetësi te Tirana. Pas vetëm 2 javësh kampionat, trajneri Vangjel Mile largohet nga drejtimi i skuadrës bardheblu. Përmes një njoftimi zyrtar, klubi kryeqytetas njofton se ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me teknikun.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton se bashkëpunimi me trajnerin Vangjel Mile është ndërprerë në mënyrë konsensuale, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili. Pas diskutimeve mes palëve, u arrit në përfundimin se kjo ishte zgjidhja më e mirë për arësye strategjike dhe në funksion të objektivave të klubit.
KF Tirana falenderon Vangjel Milen për kontributin dhe korrektësinë e treguar gjatë kësaj periudhe”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Në orët në vazhdim pritet që klubi bardheblu të zyrtarizojë Roberto Bordin në postin e trajnerit.