• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Koeman pas fitores me Lituaninë: Rrezikuam turpërimin dhe katastrofën

08/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Holanda doli me tri pikë nga përballja me Lituaninë (3-2), por trajneri Ronald Koeman nuk u duk aspak i kënaqur me mënyrën si skuadra e tij menaxhoi ndeshjen.

‘Tulipanët’ e nisën fort, duke shënuar dy gola të shpejtë me Depay dhe Timber, por më pas u përgjumën dhe lejuan rivalët të barazonin. Ishte sërish Depay që shpëtoi Holandën me golin e tij të dytë, duke mbajtur skuadrën në krye të Grupit G, në kuotë pikësh të barabarta me Poloninë.

Pas ndeshjes, Koeman nuk e fshehu zhgënjimin:

“Për fat të mirë fituam dhe nuk lamë pikë. Përndryshe, do të kishte qenë një katastrofë dhe një turpërim i madh për ne.”

Tekniku holandez shtoi se skuadra duhet të mësojë nga kjo përvojë:

“Është e pakuptueshme. Filluam mirë, shënuam dy gola dhe gjithçka dukej perfekte. Por kjo ishte një mësim i madh: duhet të dish si ta mbyllësh një ndeshje, sidomos kur udhëheq me 2-0.”

Koeman vuri në dukje se mungesa e komunikimit dhe përqendrimit solli shumë rreziqe:

“Shikon situata dhe mendon: si është e mundur? Kishte momente të shumta të rrezikshme dhe mungesë komunikimi. Kjo nuk duhet të ndodhë. Nëse luan kështu, nuk fiton asgjë.”

Next Post

Hamilton optimist pas garës në Monza: Po filloj ta kuptoj më shumë makinën Ferrari

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.