Sunday, 3. May 2026
Sport

Eliminatoret Botërori 2026/ Pas Zvicrës, Suedia e Isak testi i radhës i vështirë për Kosovën

GS 08/09/2025 1 Min. Lesezeit

Kosova do të jetë sot përballë një tjetër prove të fortë në rrugëtimin e saj në Eliminatoret e Botërorit 2026. Të besuarit e Foda do të presin në “Fadil Vokrri” ekipin e Suedisë, i cili ka në organikën e tij edhe atë që është lojtari më i shtrenjtë në historinë e Premier League angleze, Alexandre Isak.

Kjo do të jetë hera e katërt që dy kombëtaret ndeshen me njëra-tjetrën. Dy precedentë i përkasin eliminatoreve të Botërorit të 2022. Më 9 tetor të 2021 Suedia mundi Kosovën 3-0 ndërsa në më 28 mars të po të njëjtit vit ekipi skandinav mori një tjetër triumf me shifra të njëjta. Precedenti i tretë mes dy kombëtareve është një ndeshje miqësore, e cila nuk është njohur nga FIFA, e mbajtur më 12 janar të 2020 ku Suedia ka mundur Kosovën 1-0.

Sa i përket situatës në Grupin B pas takimeve të para kryesohet nga Zvicra me 3 pikë ndërsa Suedia dhe Sllovenia e ndjekin me nga një pikë secila ndërsa Kosova ndodhet në vendin e fundit.

Teilen: