Sunday, 3. May 2026
Sport

Rooney snobon Ferguson dhe zgjedh Van Gaal si takticienin më të mirë me të cilin ka punuar

GS 08/09/2025 1 Min. Lesezeit

Wayne Rooney ka habitur të gjithë me përgjigjen e dhënë kur e pyetën se kush ka qenë trajneri që e ka ndihmuar më shumë në aspektin taktik. Shumë mendonin se ish-sulmuesi do të përmendte emrin e Sir Alex Ferguson me të cilin ka qenë në Manchester për më shumë se 400 ndeshje.

“Mund të duket e habitshme, por më i miri në aspektin taktik ka qenë Louis van Gaal. Alex Ferguson e dinte fare mirë se çfarë po bënte dhe ishte një gjeni në detyrën e tij, por në aspektin taktik Louis van Gaal  ishte vite dritë larg”, tha Rooney.

Teilen: