Sunday, 3. May 2026
Sport

Konfirmohet lajmi i RTSH Sport, Tirana emëron Bunjakun si drejtori sportiv

GS 08/09/2025 1 Min. Lesezeit

Ashtu siç kishte lajmëruar një ditë më parë RTSH Sport, Klubi i Futbollit Tirana ka vendosur që të bëjë ndryshime jo vetëm në pankinë, por edhe në nivele edhe më të larta.

Bardheblutë, duke konfomuar emrin e zbuluar dje nga RTSH Sport, kanë bërë me dije sot se Omer Bunjakun do të jetë drejtori i ri sportiv. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka një përvojë të pasur si drejtor sportiv te FC Shkupi për gjashtë vite (nga 2017-2023) duke fituar një titull kampion, si edhe ka mbajtur të njëjtin post te FC Ballkani në Kosovë nga 2023-2025 duke fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën.

“Klubi i Futbollit Tirana prezanton drejtorin e ri sportiv, Omer Bunjaku. Me një përvojë të gjatë në menaxhimin e klubeve jashtë vendit, Bunjaku ka qenë pjesë e disa projekteve të rëndësishme në futboll. Ai ka mbajtur role drejtuese dhe është angazhuar në ndërtimin e strukturave sportive që kanë sjellë sukses të qëndrueshëm si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, thuhej në njoftimin e KF Tirana.

Teilen: