• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Turneu triangolar U-19, Shqipëria luan ndeshje vëllazërore me Kosovën

08/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria U-19 u mund me rezultatin 0-1 në përballjen e saj vëllazërore me Kosovën, një ndeshje e zhvilluar në kuadër të turneut triangolar të organizuar nga Federata e Futbollit në “Shtëpinë e Futbollit”. Edhe pse skuadra e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj pati mundësinë të dilte me rezultat pozitiv, një gol i shënuar nga Medjen Llumnica në minutën e 74-të i dha fitoren Kosovës.

Trajneri Ahmataj hodhi në fushë këtë formacion: Raffaele Huli (GK), Kleo Shpuza, Yoni El Malem, Davide Avdullari, Ardi Mulaj, Samuele Sina, Mattia Huqi (c), Tedi Malaj, Besalet Krasniqi, Joi Xheto Nuredini, Leart Krasniqi.

Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, duke pasur mundësinë për të kaluar në avantazh në minutën e 18-të pas një penalltie të akorduar në favor të tyre. Skuadrat nuk e kuptuan vendimin e arbitrave dhe kapiteni Huqi vendosi që për të ruajtur frymën e fair-play, mos ta gjuante 11-metërshin dhe thjesht i pasoi topin portierit.

Pak minuta para fundit të pjesës së parë, trajneri Ahmataj bëri katër zëvendësime duke hedhur në fushë Mateo Dashin, Rikardo Shejin, Fabian Nuhajn dhe Gabriel Kullën në vend të Shpuzës, B. Krasniqit, Avdullarit dhe Nuredinit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Në nisje të fraksionit të dytë, tekniku kuqezi bëri një tjetër zëvendësim duke hedhur në fushë Llanën në vend të Leart Krasniqit. Kosova kaloi në avantazh në minutën e 74-t falë një goli të realizuar nga Medjen Llumnica. Kuqezinjtë provuan disa aksione, por nuk arritën dot të finalizonin. Ndeshja u mbyll me fitoren 0-1 për Kosovën.

Në këtë turne triangolar të zhvilluar nën kujdesin e Federatës së Futbollit morën pjesë përfaqësueset e Shqipërisë, Kosovës dhe Moldavisë. Këto takime shërbyen si një test i mirë për skuadrën kuqezi, në kuadër të përgatitjeve për fushatën kualifikuese të Europianit 2025.

Next Post

Andre Onana huazohet tek Trabzonspor

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.