Saturday, 2. May 2026
Sport

U operua pas rrëzimit me biçikletë, Enrique mbetet larg PSG-së

GS 11/09/2025 1 Min. Lesezeit

Pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve, PSG është rikthyer në stërvitje, por pa trajnerin e tij Luis Enrique.

Trajneri spanjoll pësoi frakturë të klavikulës pas një rrëzimi me biçikletë javën e kaluar dhe u nënshtrua me sukses një operacioni kirurgjik në Spanjë. Për shkak të kësaj, është e pamundur që ai të jetë në pankinë për ndeshjen e së dielës ndaj Lens, e vlefshme për javën e katërt të kampionatit francez.

Klubi parizien nuk ka dhënë detaje shtesë mbi gjendjen fizike të trajnerit. Në mungesë të tij, stërvitjen e ka drejtuar ndihmësi Rafel Pol, i cili po përgatit skuadrën për sfidën e radhës.

Teilen: