Diego Simeone në hall. Është në sezonin e tij më të dobët në nisje me Atletikon e Madridit dhe karikon skuadrën ashtu si di vetëm ai.
Trajneri nuk kishte dëshirë ta zbukuronte situatën dhe pranoi se skuadra e tij i meritonte kritikat që kishte marrë.
Megjithatë, ai e hodhi poshtë idenë se Atletiko ishte tashmë jashtë garës për titull.
“Ne ishim dhjetë pikë prapa Barcelonës vitin e kaluar dhe në dhjetor dolëm të parët. Futbolli është në ndryshim të vazhdueshëm. Ne pranojmë kritika, gjë që është e drejtë sepse nuk kemi shënuar pikët që mund të kishim, por duhet të gjejmë ekipin, të përmirësojmë atë që nuk e kemi bërë mirë dhe të theksojmë atë që e kemi bërë mirë. Jo gjithçka është keq”, tha ai për Cadena Cope.
Simone i vlerësoi performancat e skuadrës së tij, të cilat nuk i konsideroi aq shqetësuese sa totali i pikëve të tyre.
“Nuk ka asnjë justifikim për dy pikët nga nëntë ndeshje. Nuk luajtëm aq keq sa kemi luajtur në të kaluarën dhe kemi më pak pikë”.