Yll Gashi është stërvitur me ekipin e parë të Bayern Mynih gjatë kësaj jave.
17-vjeçari është vendosur nën urdhrat e trajnerit Vinsent Kompani, që po përgatit ndeshjen me Hamburgun.
Gashi është përmendur më parë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Kështu qëndron si dëshirë e Kombëtares dhe Kosovës, me këto të fundit që raportohet të jenë më të avantazhuar për të fituar shërbimet e sulmuesit.
Bëhet fjalë për një talent, që aktivizohet në qendër të sulmit. Deri tani ka luajtur me përfaqësuesen U-16 dhe U-17 të Gjermanisë, por shumë shpejt pritet të ndryshojë fanellë.
Futbollisti i talentuar ka zhvilluar 49 ndeshje me moshat e Bayernit nga sezoni 2023-2024, duke shënuar 36 gola dhe asistuar 12 të tjerë.
Bayerni e zotëron kartonin e talentit që në vitin 2022 nga Hertha, me këto të fundit që raportohet të kenë fituar 90 mijë euro.
Sfida e radhës për Bayernin në Bundesligë do të luhet më 13 shtator. Ndeshja me Hamburgun nis në orën 18:30