Saturday, 2. May 2026
Sport

Tirana rikthehet në shtëpi, çmimet e biletave për sfidën kundër Flamurtarit

GS 11/09/2025 1 Min. Lesezeit

Pas një kohe të gjatë, Tirana rikthehet të luajë në shtëpinë e saj, në stadiumin “Selman Stermasi”.

Klubi bardheblu ka njoftuar se sfida e radhës kundër Flamurtarit do të zhvillohet në këtë impiant të shtunën në orën 16:00. Tirana ka publikuar edhe çmimet e biletave për këtë takim.

Të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta ndjekin ndeshjen në stadium, mund ta shohin në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: