• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Frikë nga huliganët, Federata serbe kërkon ta ndërroj stadiumin për ndeshjen Serbi – Shqipëri

11/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Serbisë i ka bërë kërkesë zyrtare UEFA-s që të ndryshojë stadiumin ku do të zhvillojë ndeshjen ndaj Shqipërisë për eliminatoret e Botërorit 2026. Konfirmimi ka ardhur nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe, Branko Radujko, i cili ka shpjeguar se dëshira e Serbisë është që ndeshja të mos luhet në Beograd, por në Leskovac.

Sipas tij, në Leskovac ka më shumë mikpritje ndaj përfaqësueses serbe, në krahasim me Beogradin ku tifozët vendas shpesh përplasen mes tyre. Ndërsa në impiantin e Leskovac, me vetëm 8 mijë vende, mundësia për të kontrolluar turmat është më e madhe, sinjal i qartë se Federata Serbe pret rrëmujë në stadium në ndeshjen me Shqipërinë nëse luhet me tifozë.

“Ndeshja me Anglinë ishte zhgënjyese, jo vetëm sa i përket rezultatit, por sa i përket gjithçka që është shfaqur. Ne besuam se në një ndeshje me një fuqi të madhe futbollistike si Anglia, ishte një mundësi reale për të nisur një valë pozitive në stadiumin tonë të madh, i cili ishte i mbushur dhe të rinovonim kultin e ekipit kombëtar. Ishte një mundësi e humbur, por ne nuk dorëzohemi në objektivin tonë patriotik.

Ne po punojmë intensivisht që të na aprovohet ndryshimi i vendndodhjes së asaj ndeshje, Leskovaci është një ambient ku ekipi kombëtar është pritur me mbështetje të pamasë në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku janë regjistruar shumë rezultate pozitive të rëndësishme. Besoj se në të ardhmen do të luajmë në Leskovac”, tha ai.

Më pas, Radujko konfirmoi trajnerin Stojkoviç në pankinë dhe theksoi edhe një herë pritshmërinë për ndeshjen me Shqipërinë.

lg.php.gif

“Ne kemi pritshmëri ndaj trajnerit dhe ajo është që ekipi ynë të luajë në nivelin më të lartë të mundshëm, me një ambicie të qartë fitoreje, nga minuta e parë në të fundit. Pas ndeshjes me Shqipërinë, bordi i federatës do të shikojë raportin e trajnerit për periudhat e mëparshme dhe marrim vendime brenda juridiksionit tonë.

Ndeshja me Shqipërinë do të vendosë në mënyrë direkte kush shkon në play-off për Botërorin. Ajo ndeshje është prioriteti ynë absolut për momentin, kemi lojtarë të cilët nuk kanë harruar të luajnë futboll, luajnë në klube serioze, në liga serioze. Ata kanë qenë në gjendje që të bëjnë kombin të lumtur më parë dhe besoj se do ta bëjnë edhe këtë radhë”, tha sekretari i Federatës Serbe.

Next Post

UEFA konfirmon se ku do të luhet finalja e Champions dhe Europa League në vitin 2027

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.