• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus-Inter/ Gjyqtari Andrea Colombo futet në histori

11/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Andrea Colombo është emëruar gjyqtar i ndeshjes së madhe mes Juventusit dhe Interit që do të luhet këtë fundjavë në “Allianz Stadium” në Torino, dhe kjo sfidë do të hyjë në histori pasi për herë të parë në Serie A një gjyqtar do të mbajë kamerë trupore (Body Cam) gjatë lojës.

I lindur në Como, Colombo është 34 vjeç dhe ka bërë hapa të rëndësishëm në karrierë duke u ngjitur në ligat profesioniste në sezonin 2017-2018, kur debutoi në Serie C pas tre vitesh në Serie D.

Në vitin 2021 ai gjykoi ndeshjen e tij të parë në Serie B dhe vetëm pak muaj më vonë debutoi edhe në Serie A në barazimin 2-2 mes Torinos dhe Empolit, ndërsa ndeshja e parë e madhe në elitë ishte në mars 2023 kur Napoli mposhti Atalantën me rezultat 2-0 në “Maradona”.

Colombo u bë gjyqtar ndërkombëtar në dhjetor 2023 dhe vetëm pak muaj më vonë, më 10 tetor 2024, debutoi në arenën ndërkombëtare të të rriturve në “Wembley”, duke drejtuar sfidën e Ligës së Kombeve mes Anglisë dhe Greqisë, të cilën e fituan grekët 2-1.

Ai ka qenë pjesë e disa garave të rëndësishme, përfshirë Kampionatin e Amerikës së Jugut U20 në fillim të vitit 2025, ku së bashku me asistentët e tij përfaqësoi UEFA-n, ndërsa në mars të këtij viti fitoi çmimin prestigjioz “Stefano Farina A” si gjyqtari më premtues i Serie A për sezonin 2024-2025.

Edhe pse ende nuk ka debutuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Colombo ka drejtuar një ndeshje kualifikuese mes Qarabag FK dhe Shelbourne, si dhe finalen e Ligës së të Rinjve mes Trabzonspor dhe Barcelonës.

Deri më tani ai ka mbajtur bilancin e 47 ndeshjeve në Serie A, ku ka ndarë 277 kartonë të verdhë dhe gjashtë të kuq direkt, sipas të dhënave të Transfermarkt.

Sfida Juventus–Inter pritet të jetë jo vetëm një derbi i zjarrtë për titullin, por edhe një moment historik për futbollin italian me Andrea Colombo në qendër të vëmendjes.

 

Next Post

UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia fiton ndeshjen e parë ndaj Kolos Kovalivka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.