Saturday, 2. May 2026
Sport

Vllaznia e femrave fiton duelin e parë në ‘Europa Cup’

GS 11/09/2025 1 Min. Lesezeit

Vllaznia në futbollin e femrave i ka dhënë lamtumirën për këtë edicion Ligës së Kampioneve, por ka vazhduar rrugëtimin e saj ndërkombëtar në aktivitetin tjetër të organizuar nga UEFA, “Europa Cup”.

Për vajzat e klubit shkodran, ka qenë një debutim pozitiv në këtë turne.

Shorti i ka vënë ato përballe skuadrës ukrainase të Kolos Kovalivka dhe në ndeshjen e parë në “Loro Boriçi”, Vllaznia ia doli të siguronte një rezultat shumë të mirë që synon ta mbrojë në të kthimit, pasi fitoi me shifrat 2-0.

Protagoniste e ndeshjes u bë Megi Doçi, e cila la shenjën e saj në të dy golat.

Në minutën e 14 ishte një aksion që ajo e finalizoi më së miri me një gjuajtje nga e majta.

Në fundin e pjesës së parë, një goditje dënimi e ekzekutuar nga numri 11 i Vllaznisë, solli devijimin në portën e vet të Solomakha nga skuadra ukrainase, duke dyfishuar shifrat me rezultatin që nuk ndryshoi më deri në fund dhe që i jep një avantazh të rëndësishëm për të menaxhuar skuadrës shkodrane.

 

Teilen: