• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesazhi i Donnarummës për tifozët e Manchester Cityt: Të bëjmë histori së bashku

11/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, ka publikuar një mesazh video për tifozët e Manchester Cityt, duke siguruar se së bashku do të bëjnë histori.

Ai përfundoi transferimin te City nga Paris Saint-Germain në ditën e fundit të merkatos për 30 milionë euro, vetëm pak javë pas fitimit të Champions League.

Portieri kreu testet mjekësore në Firence, gjatë një pushimi të shkurtër nga stërvitjet me përfaqësuesen e Italisë për kualifikueset e Botërorit në kampin e afërt të Covercianos.

Kjo do të thotë se ai ka mbërritur në Manchester vetëm gjatë dy ditëve të fundit dhe ka publikuar një mesazh të ri për mbështetësit e tij në Premier League.

Është lehtë të harrohet që Donnarumma është vetëm 26 vjeç, pasi debutoi në Serie A një dekadë më parë me Milanin, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Ai ka grumbulluar tashmë 76 ndeshje me përfaqësuesen e Italisë, ka fituar Euro 2020, Champions League, katër tituj në Ligue 1, dy kupa të Coup de la Ligue, tre Superkupat e Francës dhe Supercoppën e Italisë.

Next Post

Daku flet për golat në Rusi, presionin te Kombëtarja dhe ndeshja me Serbinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.