• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Elton John dhe Watford-i, një histori dashurie që ndryshoi futbollin dhe shpëtoi një jetë

12/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi anglez Watford feston 50-vjetorin e një prej kapitujve më të veçantë në historinë e tij, ardhjen në krye të klubit të Elton John-it, artistit që nuk bëri vetëm muzikë, por edhe histori në futboll.

Në vitin 1976, kur mori drejtimin e klubit të zemrës, Watford ishte në vendin e fundit mes 92 ekipeve profesioniste të Anglisë. Vendimet e guximshme, si emërimi i trajnerit Graham Taylor dhe afrimi i talenteve si Luther Blissett, Nigel Callaghan e një 16-vjeçari të quajtur John Barnes, e transformuan skuadrën. Brenda pak vitesh, “Hornets” u ngjitën deri në vendin e dytë në elitën angleze, luajtën në Evropë dhe shkuan në finalen e FA Cup 1984.

Për Elton John, ky klub ishte më shumë sesa futboll. “Nëse nuk do të kisha pasur Watfordin, Zoti e di ku do të isha përfunduar. Jam i bindur se ky klub më shpëtoi jetën,” ka rrëfyer ai në kujtimet e veta, duke e quajtur periudhën e presidencës si më të vështirën e jetës së tij personale.

Image

Për të shënuar këtë përvjetor, Watford-i prezantoi një fanellë të veçantë të dizejnuar në bashkëpunim me Elton John-in, frymëzuar nga albumi Diamonds. Në të spikat fjalia e famshme “How Wonderful Life is while you’re in the World”, si dhe logoja “Happy Hornet”, simbol i epokës së artë të viteve ’80.

Sot, Elton John është president nderi i përjetshëm i Watford-it, duke mbetur një ikonë jo vetëm e muzikës botërore, por edhe e futbollit anglez, një njeri që i dha klubit lavdi dhe mori prej tij dashurinë që i ndryshoi jetën.

Image

Next Post

Onana largohet nga Manchester United, huazohet te Trabzonspor

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.