• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Aymeric Laporte rikthehet tek Athletic Bilbao: Pres një sezon emocionues

12/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është zyrtarizuar rikthimi i Aymeric Laportes tek Athletic Bilbao. Mbrojtësi francez, pas një aventure tek Al-Nassr në Arabinë Saudite, kthehet në klubin ku u rrit si futbollist dhe ku do të mbajë fanellën me numrin 14.

Laporte, i emocionuar, foli për mediat e klubit bask:

“Jam shumë i lumtur që jam sërish këtu. Sot është një ditë e madhe për mua. Presim një sezon emocionues dhe mezi pres të luaj në ‘San Mamés’, për të ndihmuar ekipin. Është gjithçka që kam dëshiruar gjithmonë. Faleminderit për mbështetjen.”

Karriera dhe sukseset

Laporte ishte pjesë e ekipit të parë të Athletic për gjashtë sezone, duke luajtur 222 ndeshje dhe shënuar 10 gola, si dhe duke fituar një Superkupë të Spanjës. Në janar të vitit 2018, Manchester City aktivizoi klauzolën e tij prej 65 milionë eurosh, duke e transferuar në Premier League.

Me City-n, Laporte fitoi 13 trofe, përfshirë një Champions League (2022-23) dhe pesë tituj kampion në Angli. Ai shënoi gjithashtu golin vendimtar në finalen e Kupës së Ligës kundër Tottenhamit, në Wembley.

Nga përvoja e tij e mëparshme te Athletic, në skuadër kanë mbetur vetëm katër lojtarë: Iñaki Williams, Lekue, Vesga dhe Yeray, por mbrojtësi ka ruajtur gjithmonë lidhje të forta me klubin bask, duke ndjekur nga afër rrugëtimin e tij dhe duke shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer.

Kombëtarja

Laporte ka fituar gjithashtu trofe ndërkombëtarë me Spanjën: Kampionatin Evropian 2024 dhe UEFA Nations League 2023, duke u bërë pjesë e një brezi të artë për “La Roja”.

Next Post

Verstappen thumbon Horner: Më përpara nuk e kishim situatën nën kontroll, tani është ndryshe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.