Këtë vit, Italia i ka sjellë fat Max Verstappen. Pas suksesit të tij në Imola, ketër herë kampioni i botës në Formula 1 triumfoi edhe në Monza, suksesi i 66-të për të në karrierë.
Në Monza, holandezi kishte në dispozicion një makinë shumë më konkurruese se sa ajo që kishte drejtuar në të kaluarën. Red Bull dhe kampioni i saj besojnë se fitorja aty varej shumë nga lloji i pistës me forcë të ulët poshtë.
Sidoqoftë, Red Bull është përmirësuar sepse edhe në Zandvoort, Verstappen u afrua ndaj McLaren. Ai theksoi se këto hapa përpara janë meritë e Laurent Mekies, duke kritikuar indirekt ish-drejtorin e ekipit Christian Horner.
“Deri më tani, kemi pasur shumë gara ku thjesht kemi provuar konfigurime të ndryshme makinash, duke bërë ndryshime mjaft drastike; gjëra që treguan se nuk e kishim situatën në kontroll dhe nuk dinim çfarë të bënim”, tha Verstappen.
“Laurent, falë përvojës së tij në inxhinieri, u bën inxhinierëve pyetjet e duhura, pyetje me logjikë të shëndoshë dhe mendoj se kjo po funksionon shumë mirë,” komentoi më tej Verstappen.
“Për më tepër, përpiqesh të kuptosh se disa gjëra që teston të japin një ide për drejtimin që duhet të ndjekësh dhe kjo është ajo mbi të cilën kemi vazhduar të punojmë”, deklaroi holandezi.