• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hendboll, vikendi i rezervuar për Superkupën në të dyja gjinitë

12/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në ndeshjen për trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Rahoveci e synon trofeun e dytë të Superkupës. Për herë të parë e fitoi vjet. Dy edicionet e para të Superkupës i kanë takuar skuadrës pejane, Besa Famgas. Ndërkohë Kastrioti synon që ta fitojë Superkupën për herë të parë. Ndeshja pritet të jetë shumë interesante dhe me rivalitet, ndonëse në prag të edicionit të ri të garave. Skuadrat që e kanë fituar Superkupën e Kosovës deri më tani, përballën të shtunën prej orës 17:30 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Istogu i ka fituar dy trofetë e parë të Superkupës, ndërsa vjet Superkupa i takoi Ferizajt. Vjet në Rahovec u zhvillua finale dramatike, që u vendos vetëm me penallti. Tani Istogu e Ferizaj përballen në “Bill Clinton”, në kërkim të trofeut të vlefshëm. Edhe kjo ndeshje për Superkupë në mesin e hendbollisteve shpresohet të jetë interesante.

Next Post

Chivu: Kundër Juventusit duhet qetësi, energji dhe mentaliteti i duhur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.