Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së tretë.
Pesë takimet e kësaj jave do të luhen të ndara në dy ditë.
Të shtunën do të luhen tre përballje. Bylis – Egnatia dhe Tirana – Flamurtari do të luhen të dyja në orën 16:00.
Sakaq, në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 19:00 do të zhvillohet ndeshja Vllaznia – Partizani.
Të dielën do të luhen edhe dy sfidat e tjera të javës së 3-të, në ora 19:00.
Teuta do të presë Vorën në stadiumin “Niko Dovana” ndërsa Elbasani do të përballet me Dinamo City-n në “Elbasan Arena”.
JAVA 3
Bylis – Egnatia 13.09.2025 ora 16:00
Tirana – Flamurtari 13.09.2025 ora 16:00
Vllaznia – Partizani 13.09.2025 ora 19:00
Teuta – Vora 14.09.2025 ora 19:00
AF Elbasani – Dinamo City 14.09.2025 ora 19:00