• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tudor konfirmon mungesën e Zhegrovës në ndeshjen e parë të Championsit

12/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka folur për gjendjen e Edon Zhegrovës, i cili u transferua te “Zonja e Vjetër” në ditën e fundit të afatit kalimtar veror nga Lille.

Strategu kroat konfirmoi se ylli i Kosovës nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme, por pritet të nisë integrimin në skuadër që nga sfida me Veronën.

Dy ndeshjet e ardhshme, Juventusi i luan ndaj Interit në Serie A, dhe ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

“Edoni po kthehet pas një periudhe të gjatë pa luajtur. Ai ende ka nevojë për kohë që të rikuperojë plotësisht formën fizike, të ndërtojë forcën dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë”, tha Tudor në një prononcim për mediat.

“Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme, por nga përballja me Veronën do të fillojmë ta integrojmë gradualisht në skuadër”, shtoi ai.

Sulmuesi anësor 25-vjeçar pritet të jetë një armë e rëndësishme për repartin ofensiv të Juventusit, ndërsa tifozët bardhezinj mezi presin ta shohin në fushë me fanellën e re.

Transferimi i tij nga Lille u pa si një përforcim i rëndësishëm për projektin e ri të klubit, që synon të rikthehet fuqishëm në garën për trofe.

 

 

Next Post

Djali i Ronaldinhos vazhdon ëndrrën në futbollin anglez, firmos me Hull Cityn

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.