Saturday, 2. May 2026
Sport

Pavard debuton me gol te Marseja, feston me ‘Shqiponjë’ për të përshëndetur bashkëshorten shqiptare

GS 12/09/2025 1 Min. Lesezeit

Benjam Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 20-të, për të dyfishuar shifrat ndaj Lorient.

Çfarë ra në sy ishte festa me shqiponjën e mbrojtësit.

Pavard vendosi kështu për shkak të lidhjes me partneren shqiptare, Kleofina Pnishi.

VIDEO

Francezi është i huazuar te Marseja, pasi kartonin e tij e zotëron Interi.

Në fund të sezonit klubi francez gëzon të drejtën për të blerë kartonin.

Teilen: