• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zbulohet arsyeja pse Donnarumma zgjodhi numrin 25 te Manchester City

12/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i kombëtares së Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka shpjeguar se ka tre arsye pse ka vendosur të mbajë fanellën me numrin 25 gjatë sezonit të tij të parë te Manchester City.

Kapiteni i Italisë iu bashkua City-t në një marrëveshje prej 27 milionë eurosh nga Paris Saint-Germain në fund të merkatos verore. Ai ishte në vitin e fundit të kontratës me PSG, por nuk arriti të dakordohej për rinovim, gjë që çoi klubin francez të afronte portierin Lucas Chevalier.

Që prej firmosjes me City, Donnarumma ka qenë i angazhuar kryesisht me kombëtaren, duke luajtur 90 minuta të plota në fitoret 5-0 ndaj Estonisë dhe 5-4 ndaj Izraelit. Ai mbërriti në Manchester të martën dhe ka marrë pjesë në seancat e para stërvitore dhe në detyrat mediatike me klubin e ri.

Në një video të publikuar së fundmi nga Manchester City, Donnarumma shpjegoi pse ka vendosur të veshë fanellën me numrin 25 këtë sezon, një numër që nuk e kishte mbajtur më parë.

Fanella me numrin 25 u lirua së fundmi nga Manuel Akanji, tani lojtar i Interit, dhe më herët ishte mbajtur nga portieri anglez Joe Hart dhe ish-kapiteni i City-t, Fernandinho. Megjithatë, këta lojtarë nuk kanë pasur ndikim në zgjedhjen e Donnarummës.

Siç shpjegoi ai: “25 është data e ndeshjes sime të parë në Serie A, 25 tetor, ndeshja ime e parë profesionale. Dhe, është ditëlindja ime, si edhe ditëlindja e Alessias, të dashurës sime”.

Next Post

Guardiola për Haaland: Nuk do ta ndërroja me askënd

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.