• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fjalia që ndryshoi jetën e Lamine Yamal: Do shkoj në shkollë, por nuk do bëj asgjë

12/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lamine Yamal vazhdon të shkruajë historinë e tij të jashtëzakonshme në futbollin botëror.

Vetëm 17-vjeçar, ai është tashmë futbollisti më i vlefshëm në planet, me një çmim rekord prej 200 milionë eurosh.

Përveç paraqitjeve mbresëlënëse në fushë, Yamal shpesh tërheq vëmendjen edhe me rrëfimet e tij personale.

Në një intervistë për “Marca”, talenti i Barcelonës ka treguar për hapat e parë në karrierë, por edhe për ndikimin që ka pasur familja e tij.

“Isha duke u stërvitur me ekipin e të rinjve dhe më pas më thanë se do të luaja me ekipin e parë. Shënova dy gola në stërvitje dhe vëllai i Xavit habitej se si isha kaq i qetë, edhe pse nuk kisha luajtur kurrë në nivelin më të lartë. Më pas mora një thirrje, por debutimi erdhi vetëm një vit më vonë kundër Real Betisit”, kujton Yamal.

Debutimi historik ndodhi më 29 prill 2023, në një ndeshje që Barcelona e fitoi 4-0 ndaj Real Betisit.

Andres Christensen, Robert Lewandowski dhe Raphinha ishin autorët e golave, ndërsa rezultati u vulos nga një autogol i Rodriguez.

Yamal u aktivizua në minutën e 83-të, duke luajtur për herë të parë 10 minuta me fanellën blaugrana.

Sulmuesi i ri spanjoll rrëfen edhe përkushtimin e prindërve të tij ndaj arsimit, të cilët e këshillonin të mos e linte shkollën mënjanë.

“Prindërit e mi gjithmonë më thoshin se donin që unë të studioja dhe nuk mund të luaja futboll derisa të mbaroja detyrimet. I dëgjova, por kur hyra në La Masia i thashë nënës sime: ‘Do të shkoj në shkollë, por nuk do të bëj asgjë sepse jam i përgatitur për stërvitje’. Ata e kuptuan se ëndrra ime ishte futbolli dhe në fund më mbështetën plotësisht”, deklaroi Yamal.

 

Next Post

Ademi pas takimit me presidentin e UEFA-s në Tiranë: Të bashkuar e me vizion të qartë për zhvillimin e futbollit në çdo pjesë të Evropës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.