Saturday, 2. May 2026
Sport

Bayerni luan sot në shtëpi kundër Hamburgut

GS 13/09/2025 1 Min. Lesezeit

Hamburgu, ku paraqitet Emir Sahiti, do të jetë kundërshtari i radhës i Bayern Munchenit në Bundesligë.

Bayerni të shtunën nga ora 18:30 e pret Hamburgun në ndeshjen e vlefshme për xhiron e  tretë të elitës gjermane.

Bayerni i ka fituar dy ndeshjet e para. Mori pikët maksimale ndaj RB Leipzigut dhe Augsburgut.

Hamburgu është një nga dy skuadrat e vetme që nuk kanë shënuar ende gola këtë edicion në Bundesligë.

Bavarezët konsiderohen favoritë ndaj Hamburgut.

Hamburgu ka një barazim dhe një humbje. Është kthyer në Bundesligë.

Skuadra e Vincent Kompanys, Bayerni, kërkon të regjistrojë fitoren e katërt radhazi në ligë në shtëpi, pa pësuar gol.

Te Bayerni mund të debutojë sulmuesi senegalez, Nicolas Jackson.

Të shtunën luan edhe Borussia Dortmundi. “Verdhezinjtë” nga ora 15:30 luajnë në udhëtim te Heidenheimi.

Dortmundi ka një fitore dhe një barazim.

Teilen: