• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Montezemolo: Ferrari nuk ka më një shpirt, Vasseur është lënë i vetëm!

13/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-numri një i Ferrari-t ka dhënë një intervistë për mediet italiane ku ka shpjeguar atë çfarë ka ndodhur mes tij dhe “kokëkuqes”. Siç dihet Luca di Montezemolo nuk është në një raport të mirë sot me pronarët e Ferrari-t, të cilët jo vetëm që nuk i janë mirënjohës për arritjet në Formula 1, por i kanë mohuar që të xhirojë disa pjesë të dokumentarit të jetës së tij në Maranello ku edhe i kanë hequr të gjitha fotografitë. “E kam thënë edhe më parë, por po e përsëris edhe tani, xhelozia është një ndjenjë e keqe”, shpjegon Montezemolo.

Ferrari me ju si president fitoi 9 tituj. Keni një lidhje të fortë me këtë skuderi pasi keni qenë asistenti i Enzo Ferrari-t që në moshën 28-vjeçare.

Kjo tregon se sa para ishte Ferrari. Kur u bëra president vendosa që të spostonim ndërruesin e shpejtësisë në timon. Të gjithë më kritikuan duke më thënë se Enzo nuk do ta miratonte kurrë një risi si kjo. Por Ferrari ishte një novator.

Në ‘75 ju dhe Niki Lauda ishin basti i madh i Ferrari-t.

Ka qenë një mik i madh për mua, kjo shikohet edhe në dokumentar ku kemi pjesë të funeralit të tij. Më vjen keq që askush nga Ferrari nuk ishte prezent në lamtumirën e fundit të një piloti, i cili kërkoi që ta vishnin më të kuqe në banesën e tij të fundit.

Dokumentari për jetën tuaj ka shumë detaje, cili ju pëlqen më shumë?

Unë kam preferuar që të publikoj edhe momentet negative. Përveç këshillave që i jepja Lauda-s që të mos rrezikonte shumë apo momenteve kur Schumi më tregonte për rritjen e potencialit të veturës, unë preferova që të shtoja edhe çastet e Botërorëve të humbur në garat e fundit.

Keni humbur shumë tituj në garat e fundit.

Michael-it i kam qëndruar pranë gjithmonë. Në ’99 me keni parë duke u dhënë zemër mekanikëve. Unë në të mirë apo në të keqe nuk jam munduar që të shmangem kurrë.

Po sot?

Sot po shikojmë të gjithë se Ferrari nuk ka më lidership, nuk ka më shpirt. Unë nuk e njoh Vasseur dhe nuk e kritikoj, por them se ai është një person i braktisur në atë skuderi. Fiat-i kërkonte nga unë që të shkarkoja Todt, por unë refuzova. U thash nëse largohet ai do të ikja edhe unë pas tij.

Next Post

La Liga/ Flick sulmon komisarin teknik të Spanjës: Lamine luajti me qetësues, asksuh nuk kujdeset për lojtarët!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.