Fisnik Asllani vazhdon të tregojë formë të mirë në Bundesliga, duke shënuar edhe një tjetër gol këtë fundjavë.
Sulmuesi kosovar gjeti rrjetën në përballjen ndaj Union Berlin, duke e çuar rezultatin në 0-2 në favor të skuadrës së tij. Rezultati momental është 1:2, transmeton lajmi.net.
Union Berlin 0-[2] Hoffenheim – Fisnik Asllani 45+3′
byu/suedney insoccer
Ky është goli i dytë për Asllanin në tri ndeshjet e para të sezonit, ndërsa ka regjistruar edhe një asistim deri më tani.
Forma e tij mbresëlënëse po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje nga opinioni sportiv dhe mund të jetë një sinjal i fortë edhe për përfaqësuesen e Kosovës./lajmi.net/