• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Botërori i mundjes, eliminohen Abakarov dhe Dudaev

13/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zelimkan Abakarov në peshën deri në 61 kilogram dhe Islam Dudaev në peshën deri në 70 kilogram në stilin e lirë jashtë podiumit të medaljeve në Botërorin e Zagrebit. Abakarov është eliminuar në raundin e dytë, kurse Dudaev që në të parin. Shpresa e vetme për medalje për Shqipërinë, Shermen Valiev.

Shqipëria e nis në mënyrën më të keqe të mundshme Kampionatin Botëror të të rriturve në mundje, që ka nisur këtë të shunë në Zagreb. Eliminohen si Zelimkan Abakarov, ashtu dhe Islam Dudaev, ndërsa shpresa e vetme për medalje mbetet te Shermen Valiev.

Në peshën deri në 61 kg në stilin e lirë, Abakarov fillimisht ka fituar me turkun Ormanoglu. Por në raundin e dytë, moldavi Kolesnic ka rezultuar një kundërshtar i fortë dhe si rrjedhojë ka fituar.

Ndërkohë, në peshën deri në 70 kg, Islam Dudaev është eliminuar që në raundin e parë, ndërsa u mund nga hungarezi Musukaev. Edhe për Dudaev ka rënë mundësia e hyrjes në fazën e ripeshkimit, sepse hungarezi Musukaev është eliminuar në fazën çerekfinale.

Parë kështu fillimi i Botërorit ka qenë i dobët, ndërsa për Shqipërinë, në tapetin kroat të Zagrebit, do të jenë dhe Albina Drazhi për të rritura në peshën deri në 68 kg dhe Gjetë Prenga në mundjen greko-romake në peshën deri në 67 kg.

Next Post

GOOOOOOOOOOL: Asllani përsëri, shënon për të dytën herë sot!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.