Saturday, 2. May 2026
Sport

GOOOOOOOOOOL: Asllani përsëri, shënon për të dytën herë sot!

GS 13/09/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer në Bundesliga duke realizuar një tjetër gol për Hoffenheimin në javën e tretë të kampionatit gjerman.

Asllani shënoi golin e tretë për skuadrën e tij në përballjen kundër Union Berlinit, duke e çuar rezultatin në 1:3 në minutën e 52-të të ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Ky ishte goli i tij i dytë personal në këtë sfidë. Rezultati momental është 2:4.

Me këtë paraqitje, 21-vjeçari arrin në kuotën e tre golave në tri ndeshjet e para të sezonit, duke konfirmuar se është një prej lojtarëve më në formë të momentit për ekipin gjerman dhe një aset i çmuar për Kosovën./lajmi.net/

Teilen: