Arsenali thuhet se i është bashkuar garës me Barcelonën për të nënshkruar me mbrojtësin e Palmeiras Luis Benedetti.
“Mundo Deportivo” raporton se “Topçinjtë” janë skuadra më e fundit e interesuar për shërbimet e 19-vjeçarit, i cili që një periudhë pëlqeheht nga katalunasit.
Palmeiras thuhet se duan së paku 15 milionë euro për ta shitur Benedettin, ndërsa blaugranasit ishin gati të ofronin 12 milionë euro.
Te Barcelona, Benedetti shihet si pasuesi adekuat i Inigo Martinez, i cili befasoi të gjithë kur e aktivizoi klauzolën e lirimit për të kaluar te skuadra arabe Al Nassr.
Megjithatë, me Arsenalin që i është bashkuar garës, klubi brazilian mund ta rrisë çmimin. Londinezët më saktësisht Mikel Arteta e sheh lojtarin si zëvendësuesi i Jakub Kiëior, të cilin e shitën te Porto.
Përndryshe, Benedetti është gati për aventurën evropiane dhe nuk do ta refuzonte asnjërën skuadër.