Saturday, 2. May 2026
Sport

Chelsea e kishte fitoren në dorë, por Brentfordi godet në sekondat e fundit!

GS 13/09/2025 1 Min. Lesezeit

Brentfordi ka ndalë Chelsean me barazim 2:2 në xhiron e katërt të Premier Ligës.

Kevin Schade kaloi vendësit në epërsi në minutën e 35-të.

Chelsea u kthye në pjesën e dytë falë golave të Cole Palmer, 61’, dhe Moises Caicedo, 85’.

Sidoqoftë, nikoqirët e kishin ndarë mendjen që të ndalin pikë në shtëpi pasi Fabio Carvalho barazoi në minutën 90+3’.

Kështu, Chelsea bie e pesta në tabelë me tetë pikë, teksa Brentfordi numëron katër në të 12-tin.

Teilen: