Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, u gjend në qendër të kritikave pas humbjes 4-3 ndaj Juventusit, pasi u pa duke qeshur menjëherë pas golit fitues të Bianconerëve.
Sjellja e tij ndezi reagime të shumta mes tifozëve zikaltër, të cilët e konsideruan të papërshtatshme në një moment kaq delikat.
Thuram ishte duke folur me vëllanë e tij Kheprem Thuram i cili luan për Juventusin dhe që të dy vëllezërit shënuan gola në derbin e Italisë.
Trajneri Cristian Chivu, i pyetur pas ndeshjes për këtë situatë, u tregua i rezervuar.
“Nuk e pashë. Por le të ndalojmë së debatuari dhe të fillojmë të flasim për atë që pamë. Patëm momente dominimi. Nuk fola për qëndrimin, por për të kuptuar momentet”, deklaroi Chivu.
Thuram kishte realizuar një gol shumë të rëndësishëm gjatë sfidës, duke i dhënë shpresë Interit, por në fund skuadra e tij mbeti pa pikë, pasi Juventus siguroi fitoren me një gol emocionues në minutat e fundit.
Rezultati lë një shije të hidhur për Interin, ndërsa sjellja e Thuram vazhdon të diskutohet gjerësisht mes tifozëve dhe mediave italiane.