• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Finalja e Eurobasket 2025: Turqi vs Gjermani – Duel për historinë në Riga

14/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edicioni i 42-të i EuroBasket ka përmbyllur një rrugëtim emocionues dhe mbrëmjen e sotme, në “Xiaomi Arena” të Rigës, do të luhet finalja e madhe mes Turqisë dhe Gjermanisë. Dy skuadra që kanë treguar formë të jashtëzakonshme gjatë gjithë turneut dhe që me plot meritë do të përballen për trofeun.

Të dyja kombëtaret kanë regjistruar nga tetë fitore në po aq ndeshje, duke ofruar basketboll spektakolar dhe një balancë të shkëlqyer mes mbrojtjes dhe sulmit. Gjermania ka qenë skuadra më produktive e turneut, me një mesatare prej 101.4 pikësh për ndeshje, ndërsa Turqia ndodhet në vend të tretë me 91.1 pikë. Sa i përket saktësisë nga distanca, Turqia kryeson me 44.7%, e ndjekur nga Gjermania me 39%.


Banner

Finalja pritet të vendoset nga lojtarët kryesorë të secilës skuadër. Turqia mbështetet te Alperen Sengun (20.8 pikë, 11 kërcime, 7 asistime) dhe Cedi Osman (15.1 pikë), ndërsa Gjermania ka si liderë Dennis Schröder (20.9 pikë, 6.6 asistime) dhe Franz Wagner (21.1 pikë, 5.6 kërcime). Dueli mes këtyre yjeve do të jetë vendimtar për fatin e ndeshjes.

Megjithatë, surprizat nuk përjashtohen. Emra si Erxhan Osmani dhe Shane Larkin mund të sjellin diferencën për Turqinë, ndërsa Andreas Obst dhe Isaac Bonga janë “faktorët X” për Gjermaninë. Finalet shpesh nxjerrin heronj të papritur dhe pankina mund të bëjë diferencën.

Në këtë aspekt, Turqia ka një avantazh të rëndësishëm me trajnerin Ergin Ataman, një nga mendjet më të shquara të basketbollit evropian. Në kampin gjerman, sfidat nuk kanë munguar mungesa e trajnerit Alex Mumbra për shkak të sëmundjes ka qenë një goditje, por ndihmëstrajneri Alan Ibrahimagić ka udhëhequr ekipin me sukses drejt finales.

Kjo finale fillon në orën 20:00 dhe do të jetë një ndeshje historike për të dy kombëtaret: Turqia synon titullin e parë në histori, ndërsa Gjermania kërkon të rikthehet në majë pas 32 vitesh, që nga suksesi i vitit 1993. Gjermanët kanë qenë gjithashtu finalistë në vitin 2005, ndërsa për Turqinë kjo është vetëm finalja e dytë në historinë e saj pasiqë e para ishte në vitin 2001, kur u mposht nga Ish-Jugosllavia.

Përpara finales, në orën 16:00, do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë mes Greqisë dhe Finlandës.

Next Post

Superkupa e Kosovës në hendboll: Triumfojnë Rahoveci te meshkujt, Istogu te femrat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.