• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Superkupa e Kosovës në hendboll: Triumfojnë Rahoveci te meshkujt, Istogu te femrat

14/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një atmosferë të zjarrtë në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Rahoveci dhe Istogu shkruan historinë e fundjavës, duke ngritur lart trofeun e Superkupës së Kosovës në hendboll.

Në praninë e mbi 2 mijë shikuesve, Rahoveci dhe Kastrioti zhvilluan një ndeshje të fortë e dramatike deri në sekondat e fundit. Rahovecasit dolën fitues me rezultat minimal 31:30, duke e siguruar për herë të dytë radhazi trofeun e Superkupës.

Pjesa e parë u mbyll 17:16 në të mirë të Rahovecit, ndërsa epilogu u vendos nga efikasiteti dhe qetësia në momentet vendimtare. Arbios Mushkolaj ishte protagonist me 7 gola, ndërsa Ardit Tafilaj shtoi 5. Me pritjet vendimtare u dallua edhe portieri Arbër Curri.

Te Kastrioti, më i miri ishte Festim Mustafa me 8 gola, por edhe kësaj here skuadra nga Ferizaj mbeti pa trofe të Superkupës, ndonëse sezonin e kaluar kishte fituar Kupën e Kosovës.

Te hendbollistet, Istogu tregoi fuqinë e tij duke mposhtur Ferizajn me rezultat bindës 39:31. Skuadra kampione dominoi nga fillimi në fund, duke siguruar trofeun e tretë të Superkupës në histori.

Dijana Ujkiq dhe Joneide Balo Olikaka u dalluan me nga 9 gola secila, ndërsa Tainara Luna Goncalves kontribuoi me 7, e Suzana Ujkiq dhe Nihed Limem nga 5 gola. Ky sukses vjen pas një sezoni perfekt ku Istogaset fituan titullin e katërt rresht në Superligë dhe Kupën e Kosovës.

Rahoveci tashmë kthen vëmendjen nga Superkupa te nisja e Superligës, ku mbrojtjen e titullit e fillon ndaj Vushtrrisë më 20 shtator. Përveç kampionatit, rahovecasit do të përfaqësojnë Kosovën edhe në Kupën Evropiane, ku do të përballen me Dudelangen e Luksemburgut.

Në raundin e dytë të kësaj gare është edhe Besa Famgas, duke e bërë garën ndërkombëtare një tjetër sfidë prestigjioze për hendbollin kosovar.

Next Post

Erling Haaland: City nuk është më i njëjti ekip, më duhet të bëhem unë lideri!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.