Chermen Valiev bëri detyrën pak çaste më parë duke mposhtur mundësin nga Mongolia, Tugsjargal Erdenebat, në Botërorin e Mundjes 2025.
Në turneun, i cili po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, mundësi kuqezi, i cili është numri një i botës, ia doli që të kualifikohej mes 16 më të mirëve në kategorinë e peshës deri në 74 kg duke mposhtur rivalin nga Mongolia me shifrat 21-2 në një ndeshje që zgjati 2 minuta e 42 sekonda.
Sa i përket rrugëtimit të tij në këtë kategori, Valiev do të ndeshet për një vend mes tetë më të mirëve të turneut për peshat deri në 74 kg me mundësin nga Belgjika, Ibragim Ruslanovitch Veliev.