Lajm bombastik nga Italia, Inter po mendon për trajnerin e ri.
“Derby d’Italia” mes Juventusit dhe Interit, i 253-ti në histori, u mbyll 4-3 për bardhezinjtë, duke dhuruar emocione nga fillimi i ndeshjes e deri në sekondën e fundit.
Edhe pse skuadra e Christian Chivus bëri paraqitje të mirë, zikaltërit nuk arritën të triumfojnë dhe pësuan disfatën e dytë këtë sezon.
Pas tre gjirove të zhvilluara, Inter ka vetëm një fitore dhe zërat për shkarkimin e Chivus kanë filluar.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se në rast se rezultatet nuk përmirsohen, Inter do ta shkarkojë Chivun dhe drejtuesit zikaltër e kanë identifikuar pasardhësin e rumunit.
Sipas Calciomercato, Jose Mourinho është kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e Interit në rast se vjen deri te shkarkimi i Chivus.