Saturday, 2. May 2026
Sport

Atalanta-Lecce 4-1: Ramadani titullar, Gjimshiti e Berisha në stol

GS 14/09/2025 1 Min. Lesezeit

Ylber Ramadani ka luajtur për 90 minuta në sfidën e javës së tretë të Serisë A, ku skuadra e tij, Lecce u mund me rezultatin 4-1 në fushën e Atalantës. Ndërkohë, shoku i tij i skuadrës, Medon Berisha qëndroi gjatë gjithë lojës në stol.

Në anën tjetër të fushës, Berat Gjimshiti nuk luajti për asnjë minut për Atalantën.

Zikaltërit zhbllokuan sfidën në minutën e 37-të me anë të Scalvinit, ndërsa në pjesën e dytë kompletuan “pokerin” me De Ketelaere(dopietë, 51’ dhe 73’) dhe Zalewski 70’. Goli i vetëm për Lecce-n u shënua nga N’Dri 82’.

Teilen: