Maratona e Botërorit të Atletikës “Tokio 2025” u mbajt mbrëmjen mes së dielës dhe të hënës ndërsa për të shpallur fituesin komisarët e garës u detyruan që të konsultoheshin me fotofinishin pasi në distancën e 42.195 km si Alphonce Felix Simbu dhe Amanal Petros thuajse dhuaruan të njëjtën kohë.
Atleti nga Tanzania arriti që të fitonte pasi ishte tre të qindtat e sekondës më i shpejtë se atleti gjerman, Petros. Të dy atletët përfunduan garën me kohën 2:09:48!
Ky sukses e bën Simbu, atletin e parë që fiton një medalje të artë për vendin e tij. 33-vjeçari nuk është një figurë e re në këtë disiplinë pasi fitoi të bronztë në Botërorin e Atletikës “Londër 2017” ndërsa këtë vit ai përfundoi në vendin e dytë Maratonën e Bostonit.
Sa i përket vendit të tretë, podi u plotësua nga atleti italian Iliass Aouani (2:09:53).