• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Paraqitjet e legjionarëve/ Manaj dhe Daku shënojnë, Julian Shehu jep asist

15/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores ndaj Letonisë, lojtarët e Kombëtares janë rikthyer në klubet e tyre, ku kanë spikatur me paraqitje të mira dhe gola vendimtarë.

Rey Manaj dhe Mirlind Daku realizuan nga pika e bardhë. Manaj shënoi në minutat shtesë (90+9), duke i dhënë një pikë të rëndësishme Al Sharjah në barazimin 2-2 kundër Khorfakkan.

Daku vijon të jetë vendimtar për Rubin Kazan. Goli i tij nga penalltia në minutën e 27-të i dha fitoren klubit rus, ndërsa sulmuesi i Kombëtares ngjitet në kuotën e shtatë golave në kampionat pas vetëm tetë ndeshjesh.

Juljan Shehu vazhdon të shkëlqejë në kampionatin polak me Widzew Lodz.

Në ndeshjen e fundit ndaj Arka Gdynia ai asistoi për Baena Perez, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 9-të.

Anis Mehmeti po shkëlqen në Angli me Bristol City. Në fitoren 3-0 në transfertë ndaj Sheffield Wed, ai shënoi një gol dhe dha një asist, duke qenë vendimtar në këtë triumf të rëndësishëm për skuadrën e tij.

Kristjan Asllani dhe Adrian Ismajli ishin ndër më të mirët në fushë për Torinon në fitoren 1-0 në transfertë ndaj Romës.

Një tjetër lajm i mirë është debutimi i Armando Brojës me Burnley në Premier League.

Titullarë këtë javë ishin edhe Thomas Strakosha, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Ylber Ramadani, Ernest Muçi, Cristian Shpendi dhe Enis Çokaj. Ndërkohë, si zëvendësues dhanë kontributin e tyre Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Jasir Asani, Armando Broja dhe Myrto Uzuni.

 

Next Post

Fermin Lopez me një kërkesë për La Ligan: Dua të luajë në këtë stadium

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.